OAK-u viziton bizneset në Vushtrri

Ndërprerja e energjisë elektrike, tarifat e larta për energji elektrike dhe ujë, mospërkrahja institucionale për konkurrencën dhe stimulim të prodhimit vendor, si dhe vështirësitë e zgjerimit në treg ndërkombëtar, ishin vetëm disa nga pengesat që po stagnojnë dhe pamundësojnë klimën e  të bërit biznes edhe në Vushttri.

Këto u vunë në pah me rastin e vizitës që bëri stafi i OAK-së bizneseve në qytezën e Vushtrrisë.

Drejtori ekzekutiv i Odës së Afarizmit të Kosovës, Ismet Mulaj, tha se OAK-u si institucion i Kosovës ka për objektiv ofrimin e shërbimeve për bizneset në Kosovë.

Drejtorja e prodhimit në kompaninë Pestova u ankua për pamundësinë e sigurimit të tregut dhe vëshirësitë e zgjerimit në tregun ndërkombëtar, si pasojë e mungesë së politikave dhe mbështjetjes insitucionale.

Ndërsa pronari i kompanisë BINNI Bedri Fazliu, kanë shprehur shqetësimin lidhur me ngurtësimin e Doganës në zgjidhjen e problemeve doganore, dhe kanë thënë që gjithçka kanë bërë, duke u mbështetur në forca vetanake, madje edhe rrjetin e energjjisë e kanë në linjë private, gjë që u ka kushtuar shumë investim financiar.

Në takimin me drejtues të Fabrikës së mobilieve Albedi, pronari Besim Veseli së bashku me menaxherin e kompanisë Miftar Veseli, treguan se edhe kjo fabrikë nuk është imune ndaj klimës së varfët të të bërit biznes në Kosovë.

Në vizitën e OAK-së me drejtuesit e fabrikës së ngjyrave Ecotech, ishte edhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, Nasuf Aliu, ku pronari i kompanisë Suphi Metëhiu ka shprehur shqetësimin për mosfavorizimin e prodhuesit vendor.
Drejtuesit e OAK-së vizituan edhe kompaninë Raid&Albion ku gjatë takimin e drejtuesitn e saj Riad Kovaçi u shqytruan mundësinë e bashkëpunimit.

Të gjitha bizneset e vizituara në Vushtrri, u shprehën se ka qenë qenësore themelimi i një Ode ku do t’i adresonin problemet e tyre dhe palët u dakorduara për bashkëpunim të mëtutjeshëm.