OAK-u zgjidhë problemin me energji elektrike për “Spirit of Drini”

Se OAK-u është derë e zgjidhjes së problemeve dhe krijimit të mundësive afariste, kjo u dëshmua edhe sot.

Pas adresimit të anëtarit tonë, Spirit of Drini | Ujë Mineral – Premium, për problemet e vazhdueshme me energji elektrike ku si pasojë patën dëmtime të konsiderueshme në pajisje, Oda e Afarizmit të Kosovës ka adresuar dhe përçuar zërin e kësaj kompanie në insitucionet përkatëse.

Problemet me energji elektrike për kompaninë do të mbesin në të kaluarën, pasi, drejtori ekzekutiv i OAK-ut, Ismet Mulaj, së bashku me drejtorin gjeneral të kompanisë Spirit of Drini | Ujë Mineral – Premium, Auron Osmanaj, janë takuar me përfaqësues të KEDS-it, Iliriana Hajdari, Menaxhere për Konsumatorë të Veçantë dhe Projekte Speciale dhe Sabri Ternava, Përgjegjës për Konsumatorë në KESCO të cilët kanë kumtuar se do t’i japin prioritet rregullimit të energjisë në zonën ku ndodhet kompania Drini i Bardhë Sh.p.k, në qytetin e Pejës, dhe kjo do të ndodhë brenda vitit.

Ndryshe kompania Drini i Bardhë sh.p.k me Spirit of Drini | Ujë Mineral – Premium, është kompani e ujit e fokusuar në eksport në vende të ndryshme të botës si në: Itali, Austri, Katar dhe Kuvajt.

Dhe problemet me energji elektrike ishin shpërfaqur gjatë muajin janar, në takimin që pati zhvilluar drejtori ekzekutivi oak-ut, Ismet Mulaj me pronarin Dr.h.c Thomas Schöffler.

Problemi i zgjidhur sot, nga OAK-ut, shënon edhe një sukeses të Odës drejt lehtësimit të afarizmit në Kosovë, në bashkëpunim me anëtarët tanë dhe insitucionet përgjegjëse.