OAK-u zhvillon takim me nënkryetarin dhe bizneset në komunën e Lipjanit

Oda e Afarizmit të Kosovës është takuar me zyrtarë të komunës së Lipjanit, me të cilët kanë shqyrtuar mundësitë e përkrahjes për bizneset në këtë territor.

Nënkryetari i komunës së Lipjanit, Fauz Xhemajli ka mirëpritur takimin me OAK-un dhe ka përgëzuar këtë të fundit për punën që bënë, për të krijuar një ambient më të favorshëm pë të të bërit biznes.

Xhemajli gjithashtu tha se, krahasuar me vendet e rajonit, Kosova vazhdon të ketë probleme me ligjin për dhënien në shfrytëzim të pronave, më saktësisht me procedurat e tejzgjatura për dhënien në shftytëzim të pronave dhe që si i tillë nuk tërheqë as investitorë të huaj.

Ndërsa Shkelzen Hajdini, drejtor për Ekonomi dhe Zhvillim, tregoi që komuna e Lipjanin është duke punuar në hartimin e një strategjie të veçantë, e cila mëton të bëjë bashkë, odat ekonomike, ambasadat dhe bizneset të cilat me një punë të përbashkët edhe mund të kontribuojnë për një ambinet më të volitshëm afarist. Hajdini ka thënë githashtu që roli i OAK-ut është kyç për krijimin e këtij ambineti.

Drejtori ekzekutiv i OAK-ut, Ismet Mulaj së bashku me të dy zyrtarët e komunës u pajtuan se me një bashkëpunim të të dyja palëve, mund të krijojnë ambient afarist të favorshëm për biznese, në një territor me një potencial siç është Lipjani.

Gjatë qëndrimit në Lipjan, OAK-u është takuar edhe me pronarin e kompanisë @Bonus Bonita, Agim Dushi, i cili shpalosi traditën e gjatë të kompanisë e cila me kapacitetin e vet të prodhimit të ujit, mbulon tregun e Kosovës dhe më gjerë.

Por si një prodhuese, edhe kjo kompani hasë në barriera të shumta, ndër të cilat edhe procedurat e stërzgjatura të shftytëzimit të pronës si dhe mospërkrahja, pasi Bonus Bonita tashmë ka të funksionalizuar investimin e madh që ka bërë për linjën e prodhimti të epruvetave, për shitjen e të cilave nuk po gjenë mbështjetje.

Në këtë takim, drejtori ekzekutiv i oak-ut, Ismet Mulaj tregoi interesimin e madh që ka oak-u për të ndihmuar bizneset prodhuese, të cilat kanë rol të madh në ekonominë e vendit. Në takim gjithashtu u shpalosën edhe mundësitë e bashkëpunimit.

E për mundësi bashkëpunimi, u fol edhe në takimin me kompaninë Soxey Socks, ku pronari Bardhyl Hajredini tregoi se kjo kompani është prodhuese e çorapeve, si një ndër të paktat në vendin tonë.

Por, mospërkrahja, konkurrenca jolojale dhe ndërpreja e energjisë elektrike, janë disa nga sfidat e këtij bizesi, të cilat OAK-u adreson çdo ditë në institucionet përgjegjëse dhe mundohet çdo ditë që përmes aktiviteteve, takimeve me biznese të sektorëve të ndryshëm në Kosovë, të krijoj një ambient më të favorshëm të të bërit biznes.

Në takimet me bizneset e Lipjanit, u pa i nevojshëm thellimi i bahskëpunimit e OAK-un në mënyrë që të ndryshohen proceset në të mirë të afarizmit në vendin tonë.