OAK vazhdon takimet me bizneset në Ferizaj

 

Përfaqësuese nga Oda e Afarizmit të Kosovës në vazhdën e vizitave në terren, u takuan me përfaqësues të bizneseve që operojnë në Komunën e Ferizajit, ndër të cilat ishin edhe: Toni shpk, Fortuna-f, Vërbani, Vellezrit E Bashkuar, Hit Shoes, Dardania Model, Besiana-G dhe FERSHPED.

Gjatë këtyre takimeve, përfaqësuesit e bizneseve u njoftuan për së afërmi me punën dhe të arriturat e OAK-së ndër vite, ku theks i veçantë iu kushtua shërbimeve që Oda ofron për bizneset anëtare, duke u lënë të hapura kështu mundësitë e bashkëpunimit reciprok në një të ardhme të afërt.

Përmes vizitave të tilla, OAK edhe një herë dëshmon që synim kryesor ka të jetë afër bizneseve.