OAK vazhdon takimet me Bukëpjekësin Sofra

 

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të kosovës, të kryesuar nga koordinatorja Donika Dashi, mirëpritën në takim pronarin e Bukëpjekësit Sofra, z.Drejton Çoçaj.

Koordinatorja Donika Gashi njoftoi për punët që OAK po realizon në mbështetje të kërkesave dhe nevojave të bizneseve, ndër të cilat theksi më i madh u vendos tek problemet e këtij sektori.

z.Çoçaj potencoi se për një zhvilim të mirëfillt dhe konkurencë  te barabartë për të gjitha bizneset e këtij profili, duhet të vendosen rregulla standarte për prodhimin dhe shitjen e bukës.

Në fund të këtijë takimi palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.