OAK vazhdon takimet me sektorin Gurthyes

Sot në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës, koordinatorja Donika Gashi mirëpriti në takim përfaqësuesen e gurthyesit VITA znj. Kosovare Murseli.

Përveç njoftimit për Odën dhe aktivitetet e saj, qëllim kryesorë i këtij takimi ishte informimi më i detajuar për aktivitetet që OAK ka ndërmarrë kohët e fundit për të larguar disa nga barrierat me të cilat po përballet sektori gurthyes.

Znj. Kosovare vlerësoi punën e OAK-së në përgjithësi, e në veçanti angazhimin për sektorin gurthyes, duke shtuar se këtij sektori po i shkaktohen dëme të mëdha nga kufizimet e shumta që po i bëhen nga institucionet.

Në fund të këtij takimi u lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.