OAK vazhdon takimin e radhës me bizneset transportuese

Oda e Afarizmit të Kosovës (#OAK) gjatë ditës së sotme ka pritur në takim biznese të sektorit transportues me të cilët është njoftuar me problemet e shumta me të cilat po ballafaqohen ky sektor.

Gjatë takimit palët kanë diskutuar mënyrat se si t’i tejkalojnë këto barriera dhe të prosperojnë me kompanitë e tyre me të cilat ato po përballen prej kohësh.

Bizneset theksuan që anëtarësimi i Kosovës në CEMT dhe TIR është i domosdoshëm. Më tutje disa nga çështjet e tjera që u ngritën në takim ishin: procedurat burokratike, mos-harmonizimi i ligjit të doganës me ligjin e komunikacionit, mungesa e vizave për shoferët e Kosovës, mungesa e analizave të tregut ishin vetëm disa nga barrierat e tjera që po pengojnë afarizmin e këtyre bizneseve.

#OAK është dhe do të jetë në shërbim të bizneseve dhe gjithmonë do të iu qëndroj pranë deri në realizimin e kërkesave të tyre.