OAK vazhdon t’u rri afër anëtarëve të saj

Gjatë ditës së djeshme, delegacioni i OAKut në krye me drejtorin ekzekutiv, Ismet Mulaj, ka vizituar anëtarin, Restaurant “Symphony”, ku janë takuar me pronarin Naim Bajraktari.

Qëllimi i vizitës ka qenë shpalosja e ecurisë së biznesit përgjatë kësaj periudhe sa është anëtarë i OAK-ut, dhe për të parë nëse biznesi ka nevojë për ndonjë shërbim të OAK-ut, drejt lehtësimit të afarizmit.

Restaurant “Symphony” me një përvojë të gjatë, ka dëshmuar veçantinë e tij për ngrohtësinë në njërën anë dhe gërshetimin e përsosjen mes klasikes dhe bashkëkohores në anën tjetër.

Në të njejtën kohë, z.Naim Bajraktari është edhe pronar i kompanisë HSK – Siguria dhe Shëndeti në Punë e cila është kompania e parë e licencuar në Kosovë për vlerësimin e rrezikshmërisë në vendin e punës dhe që kryen një sërë shërbimesh në kuadër të shëndetit dhe sigurisë në ambientin e punës.

OAK-u ka falënderuar anëtarin e saj Restaurant Symphony për ngrohtësinë e mikpritjes dhe bashkëpunimin e afërt që e zhvillojnë në vazhdimësi.