OAK vizitoi Arvada Group

Përfaqësuese të Odës së Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga pronari i Arvada Group Ardian Haxhibeqiri, me të cilin u diskutua për programin e qeverisë së Kosovës, problemet para dhe tani pas pandemisë me të cilën përballet biznesi në fjalë pas dëmeve të shkaktuara si pasojë e virusit Covid19.

ARVADA është themeluar në vitin 2001, ku veprimtarinë e saj e ka fokusuar në shitjen e ngjyrave dhe llaqeve, dekoreve të ndryshme për enterierin e shtëpisë, tapetave , ngjyrave dekorative, laminatit dhe parketit dhe shamponave të firmes Voulis. 

Për më shumë vizitoni web faqen: http://www.arvadaks.com/