OAK vizitoi “As Bytyqi Construction”

Përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës realizuan një takim njoftues në kompaninë “As Bytyqi Constuction” në Prishtinë. Së bashku diskutuan për problemet e kompanisë veçanërisht në këtë periudhë pandemie që efektet e dëmshme të masave shtrënguese, përkthehen në vështirësi ekonomike. Qëllimi i këtij takimi ishte identifikimi i këtyre vështirësive që po has biznesi në raport me riskun duke krijuar një strategji të qëndrueshme për tejkalim të kësaj periudhe. Gjithashtu gjatë takimit u diskutuan edhe çështjet e trajtuara dhe të zgjidhura me sukses deri më tani, mundësitë dhe bashkëpunimi me Odën. Për më shumë “As Bytyqi Constuction “ është kompani serioze me aktivitet të përqendruar në fushën ndërtimit të hapsirave afariste me standarde të avancuara, konkretisht me projektim, ndërtim, shitje të objekteve afaristo-banesore që t’i ofrojnë klientëve ambiente bashkëkohore dhe tërësisht cilësore. Në fund të këtij takimi përfaqësuesit e kompanisë lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.