Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës vizituan biznesin anëtarë Ginza SH.P.K., ku u pritën nga pronari Nezir Sejdiu.
Sekretari i bordit Diamant Elshani theksoi çështjet për të cilat OAK është duke lobuar si dhe prioritetet për vitet në vazhdim, ashtu që kërkesat e sektorit privat të shtyhen para.
Sejdiu përgëzoi odën për angazhimin duke shtuar që bizneset kanë nevojë për përkrahje, me theks të veçantë në aspektin e sigurimit të stafit profesional.
Për më shumë, Ginza SH.P.K. bënë prodhimin dhe montimin e dyerve dhe dritareve nga PVC dhe alumini si dhe prodhimin dhe montimim e fasadave strukturale nga alumini.
Ginza SH.P.K. gjithashtu është e licencuar edhe si ndërmarrje ndërtimore.