Në kuadër të vizitave tek bizneset anëtare, përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës vizituan biznesin “Sistemi” SH.P.K., ku u pritën në takim nga pronari Labinot Kqiku.

Gjatë këtij takimi u diskutua për sfidat me të cilat biznesi po ballafaqohet gjatë ushtrimit të veprimtarisë, me qëllim që së bashku të lobohet për tejkalimin sa më të shpejtë të tyre.

“Sistemi” SH.P.K. është e specializuar në prodhimin e betonit sipas standardeve ndërkombëtare, e cila gjithashtu posedon të gjitha makineritë e nevojshme edhe për transportin e betonit.