OAK vizitoi biznesin Ariani Company

Vizitat e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) janë të vazhdueshme tek bizneset. Përmes vizitave të tilla OAK ka mundësinë që të njoftohet nga afër me çdo problematikë që biznesin e shqetëson e për të cilin Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) domosdoshmërisht do të mundohet që të gjejë një zgjidhje.
Përfaqësueset e OAK-së kësaj radhe kanë vizituar biznesin Ariani Company në Komunën e Vushtrrisë, me ç’rast u pritën në takim nga pronari Naser Imeri. Gjatë këtij takimi të përbashkët u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në mes OAK-së dhe biznesit Ariani Company.
Për më tepër kjo kompani merret me ndërtimin e komplekseve të larta banesore dhe jo vetëm. Projektet e implementuara nga

Ariani Company dizajnohen nga kompania partnere me punonjës të kualifikuar jashtë vendit dhe me përkushtim në detajet më të vogla drejt zhvillimit të një ambienti të ngrohtë familjar.
Cilësia e komplekseve, sikur atyre banesore dhe rezidenciale ashtu edhe qendrave tregtare dhe komplekseve afariste, garantohet nga stafi i kualifikuar inxhinierik i kompanisë dhe produkteve cilësore dhe të çertifikuara të përdorura në implementimin e suksesshëm të projekteve.
Në kuadër të kompanisë vepron edhe fabrika për prodhimin e betonit e cila përveç se garanton cilësi të lartë të kualitetit të betonit për projektet e vetë kompanisë ofron edhe shërbime për klientët e jashtëm.
Deri më tani Ariani Company, ka shtrirje në komunat veriore të Kosovës dhe ka për qëllim zgjerimin e mëtutjeshëm në tërë territorin e Kosovës.
Për më shumë infomacione rreth kompanisë, klikoni në linkun e mëposhtëm: