Në kuadër të vizitave tek bizneset anëtare në Gjilan në qëllim të informimit për mënyrën se si bizneset po përballojnë situatën e krijuar nga pandemia, përfaqësues të Oda e Afarizmit të Kosovës vizituan “Guri” SH.P.K., ku u pritën nga pronari Idriz Zejnullahu. Zejnullahu theksoi që edhe pse kanë të lejuar realizimin e veprimtarisë ekonomike, gjatë kësaj periudhe sektori i gurthyesve e betonjerkave ka rënje të punës kjo si rezultat i ndalimit të punës për bizneset e sektorit të ndërtimtarisë. Edhe pse ka rënje të punës, ne prap do të vazhdojmë të funksionojmë dhe të mbajmë numrin e njejtë të punonjësve, pasiqë i konsiderojmë si asetin tonë më të çmuar, shtoi Zejnullahu.