Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga Minister Jusaj, pronar i biznesit Jusaj Metal në Pejë.

Gjatë këtij takimi njohës mes të dyja palëve, ndër të tjera u theksuan prioritetet dhe objektivat e OAK-së dhe u shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit reciprok.

Ministër Jusaj, duke falënderuar OAK-në për takimin, u shpreh i hapur për bashkëpunim.

Për më tepër, Jusaj Metal është kompani shumë e suksesshme që merret me materiale ndërtimore, të cilësisë së lartë. Po ashtu Jusaj ofrojnë një gamë të gjerë me produkte Knauf, duke përfshirë, pllaka të të gjitha llojeve, profile dhe të gjitha produktet përcjellëse të sistemit të thatë knauf.