Përfaqësuesit e Odës së Afarizimit të Kosovës (OAK) vizituan bizneset në Komunën e Skënderajit me ç’rast vizituam biznesin “Mermer Granit Bashkimi”.

Në vizitë tek biznesi “Mermer Granit Bashkimi” në Komunën e Skenderajit, në takim na priti Z. Bashkim Haliti i cili është pronar i biznesit.


Në kuadër të këtij takim, biznesi në fjalë u njoftua me aktivitetin dhe punën e Odës gjatë viteve të kaluara, rreth çështjeve të cilat kemi zgjidhur si dhe aktiviteteve të realizuara së fundmi. Përderisa, përfaqësuesit e OAK-së u njoftuan me punën, problemet dhe sfidat që biznesi aktualisht po ballafaqohet.

Kompania “Mermer Granit Bashkimi” merret me punimin e shkallëve, kaminave, lapidarëve, kuzhinave, dyshemeve. Ndërsa, produkt kryesor i kompanisë mbeten shërbimet mortore. Materialet të cilat përdoren për punimin e tyre janë mermeri dhe graniti.

Për më tepër, biznesi ka filluar punën që nga viti 2010 dhe ka rreth 12 punëtorë, të njëjtit theksojnë nevojën për mbështetje financiare në mënyrë që të rrisë numrin e punëtorëve dhe që të zgjerohet më tepër si kompani.

Më shumë informacione rreth kompanisë mund të gjeni duke klikuar linkun në vazhdim:

https://www.facebook.com/Bashkimi-GranitMermer-220135818000884