OAK vizitoi Panairin “Tirana Agro 100”

Oda e Afarizmit të Kosovës vizitoi Panairin “Tirana Agro 100”, që u organizua në datat 23-25.10.2020 në sheshin Skënderbej.
Tirana Agro 100 është panairi më i madh i prodhuesve shqiptar, i cili u organizua nga Bashkia Tiranë, me mbështetjen e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar.
Gjatë këtij panairi u promovua agroturizmi dhe prodhimet vendore, ku vizitorët kishin mundësinë për të shijuar produktet më të mira shqiptare.
Ky panair kishte për qëllim promovimin e produkteve bujqësore dhe blektorale dhe ishte pikëtakim mes prodhuesve dhe konsumatorëve.