Në kuadër të takimeve me biznese, përfaqësues mga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) u takuan me pronarin e Akademia Expert – Trajnim, Praktike & Punesim, Arsim Zeka.
Qëllim i këtij takimi ishte informimi nga afër me shërbimet që OAK ofron për bizneset anëtare dhe identfikimi i sfidave të biznesit.
Në fund të këtij takimi, palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.
Për më shumë Akademia Expert ofron trajnime profesionale në kontabilitetin praktik me programin EXPERT, ku trajnimet mbahen nga trajnerët tanë me eksperiencë shumëvjeçare në fushën e kontabilitetit. Trajnimet realizohen përmes ligjeratave, ushtrimeve, diskutimeve, shembujve konkret duke zbatuar metoda dhe teknika bashkëkohore.