OAK viziton AMT Consulting LLC

 

Përfaqësuese nga Oda e Afarizmittë Kosovës u pritën në takim nga pronari e biznesit AMT Consulting LLC Bejtullah Krasniqi dhe përfaqësuesi I biznesit Chelsea Point LLC, Naim Avdyli.

Zyrtaret e OAK-së informuan më detajisht për çështjet që oda ka shtyer para deri më tani, e ku qëllim kryesor është krijimi i një klime më të mirë të të bërit biznes në vend.

Ky takim ishte i karakterit njoftues mes të dy palëve dhe kishte për qëllim diskutimin e mundësive të bashkëpunimit reciprok. 

AMT Consulting LLC është kompani që ofron shërbime të kontabilitetit dhe auditimit tashmë 11 vite në Kosovë.
Për më shumë vizitoni: http://www.amt-ks.com/