OAK viziton anëtarin Vali Ranch Resort & Congress Center

 

Oda e Afarizmit të Kosovës u rri pranë bizneseve anëtare, andaj ndër bizneset e vizituara nga përfaqësuesit e #OAK-së në qytetin e Gjilanit ishte edhe Vali Ranch Resort & Congress Center.

Ndër temat e shumta që u diskutuan gjatë këtij takimi ishin edhe aktivitetet e #OAK-së të cilat u cilësuan si mjaftë kontribuese në klimën e të bërit biznes. Gjithashtu u diskutuan edhe sukseset që Vali Ranch Resort & Congress Center po i arrinë, duke u shndërruar në një pikë të rëndësishme turisike për vendin tonë.

Për më shumë, Vali Ranch Resort & Congress Center është një resort turisik i cili ofron të gjitha aktivitetet hotilerike dhe rekreative, puna e të cilëve vazhdimisht po si shumë e suksesshme, madje është shndërruar në një vend të dashur për qytetaret e Kosovës dhe ata të huaj.