OAK viziton Arjeta Group

 

Përfaqësuese të Oda e Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga Egzon Smajli, drejtor në Arjeta Group shpk.

Koordinatorja e Odës së Afarizmit të Kosovës Qendresa Ibrahimi informoi për shërbimet që oda ofron për bizneset anëtare dhe theksoi që qëllim kryesor i themelimit të OAK-së është të bëhet zëri kryesor i biznesit dhe të ndikoj në përmirësim të klimës të të bërit biznes në vend.

Ibrahimi shtoi që OAK vazhdimisht organizon takime me përfaqësues të institucioneve vendore, me qëllim të adresimit të problemeve me të cilat po përballen bizneset, ofrimi i alternativave dhe lobimi në zgjidhje të tyre.

Smajli përgëzoi odën për punën e bërë deri më tani dhe një theks të veçantë i kushtoi prezentimit të Arjeta Group shpk. Ndër të tjera, ai theksoi disa nga problemet me të cilat po ballafaqohen me bindjen se shumë shpejtë do të arrihet në zgjidhjen e tyre.

Për më shumë Arjeta Group është përfaqësuese ekskluzive e 13 brendeve të njohura, me mbi 750 produkte si nga shtetet fqinje ashtu dhe nga ato evropjane.