OAK viziton Benita Bio Produkt

Gjatë ditës së sotme Oda e Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga përfaqësuesja e kompanise Benita Bio Produkt, znj. Besa Shala.

Gjatë këtij takimi u diskutua për punët e odës dhe përkrahjen e vazhdueshme të cilën OAK po ju ofron bizneseve, me qëllim të krijimit të lehtësirave të afarizmit të tyre.

znj. Shala përgëzoi OAK-në për të arriturat e deritanishme, duke e cilësuar si një odë e cila është e përkushtuar që të ndihmoj bizneset, të cilat paraqesin akterin kryesor të zhvillimit të ekonomisë së vendit.