OAK viziton Berisha Home

Përfaqësuese të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) vizituan biznesin Berisha Home, ku u pritën nga përfaqësuesi Enis Berisha.

Përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës theksuan se bizneset në vend po përballen me probleme të ndryshme gjatë realizimit të veprimtarisë së tyre, prandaj përmes vizitave OAK po mundohet të qëndroj pran bizneseve, të identifikoj problemet dhe të loboj në evitimin e tyre.

Berisha falënderoi Odën e Afarizmit të Kosovës për vizitën e bërë, duke shtuar që bizneset kanë nevojë për përkrahje të vazhdueshme dhe la të hapura mundësitë për të bashkëpunuar në të ardhmen.

Për më shumë vizitoni: http://berisha-ks.com/