OAK viziton Beta Group

 

Zyrtare të Odës së Afarizmit të Kosovës vizituan Beta Group ku u pritën në takim nga përfaqësuesja Venera Kuqi Dërmaku.

Zyrtaret e OAK-së prezentuan shërbimet që oda ofron për bizneset anëtare, ndërsa theksi kryesor i’u kushtua disa nga çështjeve që OAK ka shtyer para si lirimi i lëndës së parë nga TVSH-ja, ligji i punës e pushimi i lehonisë.

Dërmaku njoftoi që Beta Group funksionon nga 1993 dhe qëllim kryesor ka furnizimin e tregut vendor dhe rajonal me artikuj ushqimor të cilësisë më të lartë.

Në fund të këtij takimi palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.