Shërbimet që Oda e Afarizmit të Kosovës ofron për bizneset anëtare, problemet me të cilat ato po përballen dhe identifikimi i zgjidhjeve të mundshme ishin, temat kryesore të diskutimit në vizitat e OAK-së në bizneset nga Komuna e Ferizajt.

Këtë radhë përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga bizneset: Baci Tours, Dini Company MK, Natyra-G, Butterfly-Kos, B.Bavaria dhe Dardania-1.

Në fund të këtyre takimeve palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimeve.