OAK viziton bizneset e Gjakovës

Shërbimet që Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ofron për bizneset anëtare, problemet me të cilat ato po përballen dhe identifikimi i zgjidhjeve të mundshme ishin temat kryesore të diskutimit në vizitat e OAK-së në bizneset e Komunës së Gjakovës.

Këtë radhë Oda e Afarizmit të Kosovës u prit në takim nga bizneset: S-Imeri Company, Wear&Go, Qendra Tregtare Nertili, LISI-M dhe AULONA.

Në fund të këtyre takimeve palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.