OAK viziton bizneset në Komunën e Prizrenit

Në kuadër të vizitave tek bizneset e regjioneve të ndryshme, zyrtare të Odës së Afarizmit të Kosovës vizituan bizneset në Komunën e Prizrenit, ku u pritën nga “Eris Pak” SH.P.K., “Fe Plast” SH.P.K., “Jasin” SH.P.K., “Qumështorja Ajka” dhe “Fashion Network”Gjatë këtyre takimeve u diskutuan sfidat me të cilat bizneset në këtë komunë po përballen, e ndër të cilat u theksuan ngarkesa e prodhuesve vendorë me TVSH për furnizim me lendën e pare brenda vendit, furnizimi me qumësht nga fermerët, vështirësitë që fermerët po hasin si rezultat i përdorimit të vajit të pallmës dhe pasojat në shëndetin e konsumatorëve.