Zyrtarët e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) vizituan disa ndër bizneset e Komunës së Ferizajit, ku në takim u pritën nga Rinor Imeri, pronar i “Vera Tex” si dhe Shyqyri Hetemi nga “Mobileria Graniti”.

Gjatë këtyre takimeve u diskutua për problematikat që po hasin bizneset gjatë periudhës së pandemisë si dhe vështirësitë për sigurim të stafit të kualifikuar.

Ndërsa, zyrtarët e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) informuan për përfitimet që bizneset anëtare në odë kanë, siç janë: avokimi, shërbime biznesore, trajnime si dhe rrjetizimi.

Në fund të takimeve, palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.