OAK viziton bizneset në Komunën e Ferizaj-it

Në kuadër të vizitave tek bizneset, kësaj radhe zyrtaret e Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) vizituan bizneset e Komunës së Ferizajit ku u pritën nga përfaqësues të bizneseve Pandora EB, Intervali SH.P.K, Metalurgjia Ferizaj, Eurokop-Plast Ferizaj, Thes-Ari.

Gjatë kësaj vizite zyrtaret e OAK-së patën mundësi të njoftohen nga afër me bizneset dhe sfidat me të cilat ato po përballen.

Gjithashtu, gjatë këtyre takimeve u theksuan edhe çështjet të cilat oda ka trajtuar dhe po lobon në përmirësim të klimës së të bërit biznes në vend.

Në fund të këtij takimi palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.