Oda e Afarizmit të Kosovës, si çdo herë tjetër ka vizituar bizneset në terren ku kësaj radhe kemi ndaluar tek bizneset në Komunën e Ferizajit.
Përgjatë këtyre vizitave OAK interesohet për bizneset anëtare dhe ato joanëtare, për të parë gjendjen e tyre dhe për t’u familjarizuar me problemet që këto të fundit kanë.
Përfaqësuesit e OAK-së u pritën në këto takime nga pronari Nysret Gashi tek biznesi Geris sh.p.k ndërsa, tek Kema Pack nga pronari Afrim Berisha.
Në kuadër të këtyre takimeve u diskutua lidhur me efektet e pandemisë që janë ndjerë tek bizneset si dhe u shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit mes dy palëve.
Për më tepër, Geris sh.p.k është fabrikë e cila bënë prodhimin e këpucëve të formave dhe modeleve të ndryshme përderisa, Kema Pack bënë paketimin e të gjitha produkteve varësisht nga kërkesat e konsumatorëve.
Për më shumë informacione, klikoni në linqet në vazhdim: