Në kuadër të vizitave të bizneseve nëpër qytetet e Kosovës, përfaqësues nga  Oda e Afarizmit të Kosovës vizituan qytetin e Gjilanit, ku u pritën nga përfaqësuesit e bizneseve: Furra e Bukës & Pasticeria MALA, Albimi LTD, Integj – Fabrika e Tepihëve dhe Tjerrit, OMI Kitchen dhe Tecom SH.P.K.

Përfaqësuesit e këtyre bizneseve përmenden sfidat me të cilat ballafaqohen ata, me theks të veçantë problemet me Doganat e Kosovës, problemet me tatim, me legjislacionin në vend dhe
mungesën e kuadrove profesionale.

Ndërkaq, përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës prezentuan shërbimet dhe ndihmën që mund të ofrojë Oda për këto biznese në mënyrë që atyre t’ua lehtësojë zhvillimin e veprimtarisë së tyre në Kosovë.

Gjithashtu OAK shpalosi veprimtarinë e saj në të kaluarën, lobimin për ndryshimin dhe krijimin e ligjeve të reja në Kosovë, që do t’ua lehtësonin punën bizneseve.

Ndryshe, palët u pajtuan për bashkëpunim në të ardhmën.