OAK viziton bizneset në Komunën e Malishevës

Në vazhdën e vizitave tek bizneset, përfaqësuese të Oda e Afarizmit të Kosovës vizituan bizneset në Komunën e Malishevës ku u pritën nga përfaqësues të bizneseve FLAMURI Beton, NTT Kushtrimi dhe TermoGlass Sh.p.k.

Qëllim i këtyre takimeve ishte informimi më i detajuar për shërbimet që oda ofron për anëtarët e saj dhe çështjet e trajtuara deri më tani, ashtuqë të krijohet një ambient më i mirë për të bërit biznes në vend.