OAK, viziton bizneset në Komunën e Obiliqit

Në vazhdën e vizitave që Oda e Afarizimit të Kosovës organizon pjesë e agjendës ishin padyshim edhe bizneset në Komunën e Obiliqit. Disa nga bizneset të cilat i kemi vizituar janë Agimi Company dhe Monting.

Përfaqësuesit e OAK-së u pritën në këto takime nga Drilon Brahimi dhe Nderim Gashi me të cilët u diskutuan mundësitë e bashkpunimit mes dy palëve.

Për më tepër,  Agimi Company merret me prodhimin e llojeve të ndryshme të qeramikës. Përderisa, kompania Mounting bënë të gjitha llojet e instalimeve elektrike në mesin e të cilave përfshihen:

-Ndërtimi i Nënstacioneve të reja të Tensionit të lartë

-Projektet e tensionit të mesëm

-Projektet e tensionit te ulet

-Pajisjet sekondare dhe shpenzimet vetanake te Nënstacionet

-Rehabilitimi i Nënstacioneve ekzistuese të Tensionit të lartë

-Ndërtimi i Trafostacioneve distributive

-Projekte te ndriçimit publik dhe Projektet e telekomunikacionit