Në vazhdën e takimeve me biznese, njoftimit reciprok dhe identifikimit të sfidave nëpër të cilat po kalojnë bizneset, përfaqësuese nga Oda e Afarizmittë Kosovës takuan disa nga bizneset e Komunës së Obiliqit.
Massa Restaurant, Restaurant Adriatiku, Hotel Castel, LUXOR Obiliq, Onix Palace dhe Restaurant Migena, ishin bizneset që vizitoi OAK.
Bizneset u njoftuan lidhur me shërbimet e OAK-së, çështjet që ka trajtuar deri më tani, me qëllim të përmirësimit të klimës së të bërit biznes në vend si dhe mundësitë e bashkëpunimit mes vete.
Përfaqësuesit e bizneseve njoftuan për veprimtaritë e tyre dhe shërbimet që ofrojnë pa lënë anash edhe problemet me të cilat po hasin gjatë operimit të tyre.
Gjatë këtyre takimeve, palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.