OAK viziton bizneset në Komunën e Pejës

Informimi për shërbimet që Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ofron për bizneset anëtare, njoftimi me bizneset dhe identifikimi i çështjeve me të cilat ato po përballen ishin ndër arsyet kryesore të vizitës së përfaqësueseve të Odës së Afarizmit të Kosovës me bizneset e Komunës së Pejës.

Me këtë rast, OAK u prit në takim nga përfaqësues të bizneseve “Delta Group” SH.P.K, “Lika Trade” SH.P.K, Mobile ROYAL, “Kulla – Exim” SH.P.K dhe Line Group.

Në fund të këtyre takimeve, palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.