OAK viziton bizneset, në Komunën e Prizrenit

Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK), viziton në vazhdimësi bizneset në terren me qëllim të informimit me problemet dhe vështirësitë të cilat këto të fundit i hasin gjatë punës së tyre dhe ofrimit të zgjidhjeve eventuale apo adresimit të problemeve të bizneseve në instanca të larta institucionale.

Gjatë ditës përfaqësueset e OAK-së kanë vizituar bizneset në Komunën e Prizrenit në mesin e të cilave janë Zinkunie shpk, Koshi Group dhe biznesin Agroteknik. Përfaqësuesit e OAK-së u pritën në këto takime nga Lumturie Hoti e Valon Hoti në Zinkunie – KS, Edil Morina, Granit Morina, Burim Morina , Fatih Mazreku nga AGRO Teknik si dhe Arben Tërshnjaku nga KOSHI GROUP LLC – Carbon fiber solutions.

Përgjatë këtyre takimeve, mundësitë mbetën të hapura për bashkpunim në mes dy palëve.

Për më tëpër, Zinkunie shpk merret me llojet e ndryshme të aluminit, fasada metalike, mjete për saldim, vegla pune, izolim termo/hidro etj. Agroteknik ofron të gjitha llojet e shërbimeve nga agrokultura ndërsa, Koshi Group i’u ofron ndihmë për gjithҫka ҫfarë i’u nevojitet rreth makinës suaj.