OAK viziton bizneset në Komunën e Prizrenit

Më qëllim të qëndrimit afër bizneseve dhe informimin për sfidat me të cilat ato po përballen, përfaqësuese nga Oda e Afarizmit të Kosovës(OAK)vizituan disa biznese prodhuese në Komunën e Prizrenit.

Përfaqësuese të Oda e Afarizmit të Kosovës informuan për shërbimet që oda ofron për anëtarët, ku theks i veçantë i’u kushtua çështjeve të trajtuara deri më tani me qëllim të krijimit të një klime më të mirë për të bërit biznes në vend.

Gjatë kësaj vizite përfaqësueset e #OAK-së u takuan me përfaqësues nga bizneset: ValiFix, Kamila Chocolate, Proton Cable dhe NTP Nallbani.

Në fund të këtyre takimeve palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.