OAK viziton bizneset në Komunën e Vushtrrisë

Në kuadër të vizitave tek bizneset në Kosovë, përfaqësues të Oda e Afarizmit të Kosovës vizituan bizneset në Komunën e Vushtrris ku u pritën nga fabrika e bllokave “Apollonia” SH.P.K., “Art Dekor”, Feka Laminat dhe “Ertan Qeramika”.

Qëllim i kësaj vizite ishte njohja nga afër me bizneset që operojnë në Vushtrri, sfidat me të cilat po përballen ato si dhe diskutimi mbi mundësitë e bashkëpunimit ashtuqë së bashku të lobojmë në krijim të një klime më të mirë për të bërit biznes në vend.

Ndër problemet kryesore të theksuara nga bizneset ishin infrastruktura rrugore, largimi i punëtorëve edhe pse po ju krijohen kushte të mira të punës dhe ndërprerjet pa paralajmërim të energjisë elektrike.

Në fund të këtij takimi palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.