Me qëllim të njoftimit nga afër dhe identifikimin e sfidave me të cilat po përballen bizneset, përfaqësuese nga Oda e Afarizmit të Kosovës vizituan bizneset Gemix, Line Group dhe Euro Mushrooms.

Përveç informimit për shërbimet që #OAK ofron për anëtarët e saj, ndër të tjera gjatë këtyre takimeve u theksuan lobimet e bëra me qëllim të krijimit të një klime sa më të mirë për të bërit biznes në vend.

Gent Podrimaj, përfaqësues i Gemix veçoi që taksa e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës ka ndikuar pozitivisht tek bizneset prodhuese.

Arben Avdyli nga Line Group theksin kryesorë i kushtoi problemeve të transportit dhe konkurencës jo lojale.

Ndërsa Gjyljeta Gjokaj nga Euro Mushrooms shtoi që interesin kryesorë e kanë në eksportim të produkteve të këpurdhave pasiqë tregu vendor nuk i konsumon mjaftueshëm, edhe pse nga fillimi i vitit të ardhshëm pritet të dalin edhe tregun vendor.

Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.