OAK viziton biznesin Air Sun

Përfaqësueset e Odë së Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga përfaqësuesi i biznesit Air Sun, Mentor Ferizi.

Gjatë këtij takimi, të dy palët shpalosën informacione për veprimtaritë e tyre, ku theks i veçantë iu kushtua shërbimeve që OAK ofron për bizneset dhe u diskutuan problemet me të cilat po përballet biznesi në fjalë.

Ferizi përgëzoi OAK-në për angazhimin e deritanishëm në përmirësim të klimës së të bërit biznes në Kosovë.

Për më shumë rreth biznesit Air Sun vizitoni webfaqen: http://air-sun.eu/