Oda e Afarizmit të Kosovës, ka vizituar biznesin anëtar Euro Abi sh.p.k në Komunën e Shtimës.
Përfaqësuesit e OAK-së u pritën në takim nga Fitim Azizi me ç’rast u diskutua lidhur me problemet të cilat po i hasin bizneset gjatë kësaj kohe të pandemisë, probleme këto të cilat kanë qenë të akumuluara edhe para ballafaqimit me Covid 19. Ndërsa, ballafaqimi me valën e parë dhe atë të dytë të kësaj pandemie globale ka vështirësuar gjendjen edhe ashtu të rëndë në të cilën kanë qenë bizneset.
Për më tepër, biznesi anëtar Euro Abi sh.p.k u themelua në vitin 2002 duke filluar me ndërtimin e objekteve të ndryshme, deri më tani kanë qenë të përfshirë në mbi shtatë projekte të mëdha në fushën e ndërtimit.
Për më shumë informacione rreth kompanisë, klikoni në linkun e mëposhtëm: