#OAK viziton biznesin anëtar Gjirafa.com

Përfaqësuese të Oda e Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga Gentiana Sahiti, përfaqësuesja e biznesit anëtarë Gjirafa.

Qëllim i këtij takimi ishte diskutimi për sfidat me të cilat Gjirafa po përballet dhe identifikimi i alternativave për zgjidhje.

Për më shumë, Gjirafa, Inc., është kompani e avancuar e teknologjisë, produkt kryesor i së cilës është makina kërkimore Gjirafa.com. Ajo ka për qëllim lehtësimin e jetës tonë në epokën digjitale, duke ofruar shërbime të bazuara në Internet si: makina kërkimore në gjuhën Shqipe Gjirafa.com, platforma e reklamimit në Internet Gjirafa AdNetwork, shërbimi i shitjes online Gjirafa50.com dhe GjirafaMall.com, Video platforma me përmbajtje ekskluzive GjirafaVideo, platforma e pikave të interesit dhe bizneseve Gjirafa.biz, dhe shumë të tjera.