OAK viziton biznesin anëtar MEKA HALAL FOOD

Disa nga përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës kanë vizituar biznesin anëtar Meka, me seli në Dragash.

Përfaqësuesit në takim janë pritur nga Pirro Piraj i cili ka prezantuar investimet aktuale që janë duke u bërë në zgjerimin e objektit dhe avancimin e teknolgjisë prodhuese.

Gjjithashtu së bashku janë diskutuar disa çështje të rëndësishme për zhvillim ekonomik siç është funksionalizimi i Gjykatës Ekonomike (për të cilën #OAK është duke lobuar tash e sa kohë), mundësia për hapjen e pikës së re doganore Dragash-Kukës e cila do të ndihmonte tej mase në zhvillimin e turizmit të kësaj ane me potencial, e cila nuk është e zhvilluar aq sa duhet.

#OAK ka vazhduar vizitën edhe tek bizneset e tjera në këtë komunë të cilat i kanë dhënë rëndësi rastit me energjinë elektrike që gjithmonë janë përballur me probleme shumë të mëdha, Ato theksuan se me fillimin e fushatës zgjedhore gjendja me energji elektrike është stabilizuar pa e harruar edhe infrastrukturën rrugore e cila ka filluar të ndërtohet, andaj ata kërkuan që edhe pas fusahtës mos të kenë problemet e njëjta.