Në kuadër të vizitave tek bizneset anëtare, zyrtarë të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) takuan Alban Arifaj, drejtor i kompanisë Ndertimtari Beton SH.P.K. me seli në Pejë.

Në takim u diskutuan sfidat me të cilat bizneset po përballen gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre si dhe lobimin e përbashkët për tejkalimin e tyre.

Ndertimtari Beton SH.P.K. është e specializuar në lëmin e prodhimit të betonit, ku përfshihet betoni i përzier, të gatshëm për përdorim, prodhimin e artikujve të tjerë prej betonit, llaçit dhe çimentos, ndërtimin e objekteve banesore dhe jobanesore dhe në fusha të tjera.

“Ndertimtari Beton” SH.P.K. aktualisht ka rreth 40 të punësuar të kuadër të biznesit të tyre.

Gjendja aktuale në botë ka ndikuar edhe tek ky biznes e sidomos ngritja enorme e çmimeve të materialeve të ndërtimit, e cila ka vështirsuar ekzekutimin e disa projekteve.