OAK viziton biznesin AS term

 

Përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës(OAK) u mirëpriten në takim nga pronari i biznesit AS term, Arbert Hyseni.

Zyrtaret e OAK-së e njoftuan më detajisht për aktivitetet dhe shërbimet që OAK ofron për bizneset anëtare siç janë avokimi , shërbimet e ndryshme biznesore, trajnimet dhe rrjetëzimi.

Ndërsa Arbert Hyseni prezantoi shërbimet që biznesi AS term ofron si dhe përgëzoi odën për punën që po bën për bizneset.

Në fund të takimit të dyja palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.

Për më shumë As Term funksionon që nga viti 2013 me seli në Prishtinë dhe ofron produkte nga fusha e ngrohjes qëndrore.