OAK viziton biznesin Bunjamini

Në takimin njoftues mes përfaqësuesve të Odës së Afarizmit së bashku me Ylber Haja përfaqësues nga biznesi Bunjamini u diskutuan disa nga sfidat me të cilat po përballet ky biznes prodhues, aktivitetet dhe operimin gjatë kohës së pandemisë.Bunjamini u njoftua lidhur me angazhimet dhe aktivitetet e periudhës së fundit të OAK-së me qëllim që të jetë sa më afër bizneseve duke i informuar me kohë për të gjitha zhvilimet.