OAK viziton biznesin “CONSTRUCT” sh.p.k

Përfaqësueset nga OAK vizitojnë biznesin “CONSTRUCT” sh.p.k në Podujevë, që tashmë është bërë anëtari më i ri në OAK. 
Ky biznes shërben si depo për material ndërtimor për shtëpi, lokale, banesa etj me ofertat më të lira dhe më të mira në rajon.

Përfaqësueset e OAK-së e informuan detajisht rreth shërbimeve që OAK ofron për biznese, ku ata ishin të kënaqur me punën dhe përkushtimin e deritanishëm të Odës së Afarzimit të Kosovës, ku tashmë do të vazhdojë bashkëpunimi mes të dy palëve.