Zyrtare të Odës së Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga pronari i Creative Ceramica, Lulzim Bajrami.
Zyrtaret e OAK-së e informuan për veprimtarinë e Odës që nga fillimet e para dhe aktivitetet që oda ofron si avokimi,trajnimi dhe rrjetëzimi.
Bajrami përgëzoi Odën për punën e palodhshme që bënë për krijimin e një klime më të mirë të të bërit biznes.
Në fund të takimit të dyja palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.
Për më shumë, Creative Ceramika është themeluar në vitin 2001, veprimtaria kryesore është tregtia me pllaka të qeramikes, dyer të blinduara.