OAK viziton biznesin D&D Business Support Center

 

Përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) u pritën në takim nga drejtori ekzekutiv i D&D Business Support Center, Safet Fazliu.

Zyrtaret e OAK-së shpalosën aktivitetet, shërbimet dhe mundësitë e bashkëpunimit që Oda ofron për bizneset.

Ndërsa Fazliu tregoi për veprimtarinë e biznesit dhe shërbimet që ata ofrojnë tash e 9 vite si kompani konsulente duke theksuar që gjatë kësaj kohe kanë trajnuar rreth 12 mijë ndërmarrës. Ndër të tjera, ai përgëzoi odën për punën që po bën për bizneset.

Në fund të takimit të dyja palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.

Për më shumë vizitoni: http://dd-bsc.com/