Në vazhdën e takimeve me përfaqësues të bizneseve në qytetin e Vushtrrisë, përfaqësuesit nga Oda e Afarizmit të Kosovës kanë vizituar prodhuesin e ngjyrave dhe llaqeve për dru “Ecotech”, me pronar Suphi Metëhiu, me të cilin diskutuan lidhur me problemet që e preokupojnë atë si pronar biznesi dhe mundësinë për krijimin e një klime sa më të përshtatshme për zhvillimin e biznesit të tij.

Ndër problemet që e preokupuan Metëhiun ishte ikja e punëtoreve, por gjithashtu edhe krijimi i kushteve më të lehta për eksportim jashtë Kosovës.

Palët lanë mundësinë e hapur për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

N.P.T. ” ECOTECH ” merret me prodhimin e llaqeve dhe shtresave të ngjashme, ngjyrave të printimit, pigmenteve, mastikës dhe ngjitëseve.